I ftuar në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport është specialisti i futbollit në vendin tonë, Astrit Hafizi.

I pyetur se cila skuadër mund të bëjë diferecën në këtë kampionat, Hafizi ka zgjedhur disa skuadra me emër që mund të dallohen lehtë këtë edicion sipas tij.

“Skënderbeu dhe Kukësi që merr pjesë vazhdimisht në Kupa e Europës. Diferencën mund ta bëjë një skuadër me histori si Partizani dhe Tirana duke mos harruar dhe Flamurtarin, skuadra që kanë histori mbrapa”, është shprehur Hafizi për Supersport.

Ai eshte nje njohes i shkelqyer i futbollit shqiptar dhe si i tille, fjala e tij duhet degjuar. Po kush do jene vertete pretendentet kryesore? Mbetet te presim.