Opinion nga Lirim ZALLA
Ore njerez a ka vjedhur njeri ketu apo jo? Ne emisionin “BOOM” te Ora News televizion doli qarte se me stadiumin “Loro Borici” ka ndodhur nje abuzim i hapur dhe i prekshem gjate rikonstruksionit. Edi Rama (kryeministri i Shqiperise) thote 20.000 stola, ne vend te dyte ka dale Arben Dervishi ( pedagog ndertimi anetar i KE-se i cili merr persiper te gjitha investimet e FSHF) 17.500 vende.
Sekretari i Federates 15. 993 ose 16 mije pa shtate vete. E fundit ne kete gare rrenacakesh, keqinformuarish dhe dallaverexhish vjen pronari i stadiumit “Loro Borici”, Bashkia e Shkodres e cila nuk ka asnje dokument e nuk di asgje se cfare ka ndodhur. Pa menduar me shkoi ne mendje pyetja: A di gje ai projektuesi apo zbatuesi i projektit te rikonstruksionit te stadiumit “Loro Borici”? Cfare? Sa stola ka ? Presidenti nuk di asgje, ndonese nje veture tashme e njohur dhe e ngarkuar me thase te vegjel ka perfunduar diku afer qytetit te tij. Thuhet se kishte pershkruar segmentin Shkoder – Durres kete gje e di me mire shoferi.Ironia eshte therese, e ndyre pa skrupull. Ne te gjithe boten stadiumet vleresohen me cmimin e nje karrige, ndersa ketu tek ne nuk dihet sa vende ka stadiumi i perfunduar shume kohe me pare. Hej ju qe e rikonstruktuat Stadiumin “Loro Borici” mos tregoni asnjehere sa vende ka sepse Vetingu po vjen edhe tek futbolli.