Musli Al Muammar, presidenti i Al Nassr, ka reaguar me humor kur u pyet nga një gazetar saudit për mundësinë që klubi nga Riadi të avancojë në bisedime për nënshkrimin me Cristiano Rnaldon.

“Ronaldo? Kush është Ronaldo?”, ka pyetur kreu i Al Nassr, duke shmangur kështu një nga temat më të nxehtë të momentit në Arabinë Saudite.

Siç është njoftuar ditët e fundit, propozimi “faraonik” është në tryezë dhe Cristiano Ronaldo po përfiton nga këto ditë pas Botërorit në Katar për të reflektuar mbi të ardhmen dhe hapin e radhës.

Ne fakt deshira e tij eshte per te luajtur serish ne Europe dhe jo me kot nuk i ka kushtuar shume rendesi ofertes arabe dhe mbase kjo indiference e Ronaldos, ka bere qe edhe presidenti i Al Nassr ta injoroje ne njefare menyre portugezin.