Pavarësisht përpjekjeve deri në minutën e fundit, Zlatan Ibrahimoviç nuk ia doli të sigurojë një ftesë për të qenë pjesë e Suedisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.
Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për këtë kompeticion.
Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimoviq sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, por ai veçon Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.
“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende është i ri, mund ta tregojë veten në Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe.
Suedezi shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për të triumfuar në Botëror, ku mes tyre nuk është fare Franca .
“Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina, edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do cilësohet favorite. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese”, ka përfunduar ai.