Opinion nga Luan Shpuza

 

Po lexoj me vëmendje listat e ekipeve kombëtare të moshave të Zonës së Shkodrës, emrat e futbollistëve dhe të trajnerëve të përzgjedhur e ajo që më bën përshtypje është përzgjedhja e elementit të ri për ekipet kombëtare të Zonës së Veriut. Përzgjedhje kjo që mendoj se është bërë nga drejtusa amatorë dhe të paaftë për të kryer këtë detyrë. Jam i bindur se këta njerëz që janë marrë me këtë përzgjedhje janë plotësisht të njëanshmëm dhe  një përzgjedhje e tillë është bërë pa një komision të posaçëm dhe pa vëzhguar ekipet zinxhir të të gjithë ekipeve, detyrë që duhej të ishte bërë nga Zyra e Shkodrës.
Drejtuesi i saj si përgjegjës i Zyrës së shkodrës është një ish- futbollist i madh i Vllaznië dhe i kombëtares Hysen Zmijani i cili po shpërdoron me detyrën e tij. E them këtë si nga mënyra e përzgjedhjes së trajnerëve dhe nga lidhjet e ngushta që ka me interesat personale, me trajnerë të ekipeve të moshave dhe vetëkënaqësia e tij në këtë post, më duket se ka konflikt interesit dhe jo punë e përkushtim. Nuk është normale të vendosen trajnerë dhe fëmijë të privilegjuar që në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me futbollin duke bërë edhe politikë personale me këtë detyrë, duke mos arsyetuar në përzgjedhjen e trajnerëve dhe sportistëve. është shumë ofenduese për ato trajnere dhe futbollistëve që në moshën 10 vjeçare duke ju mohuar e drejta për testim nga konjuktura personale mes drejtuesave dhe trajnerëve që kanë afrimitet me shefin e Ligës Amatore dhe trajnerë  e fëmijë që nuk stërviten në Kompleksin “Zmijani” nuk kanë të drejtë të testohen nga drejtusi i kësaj Zyre që po fut kontrakdita dhe pakënaqësi në fëmijët e trajnerët e Ligës Amatore!!!
Të dashur drejtues të Zyrës së Shkodrës dua t’u pyes po një fëmijë nga Bajza, ose Oblika, nga Ada e Velipojës apo nga Berdica dhe rrethina, a duhet ta ketë të drejtën e seleksionimit dhe përzgjedhjes? Kjo sa për t’i kujtuar këtyre drejtuesve se nuk del futbollisti nga Zyrat e Këshillit Bashkiak apo nga fëmijët e drejtorëve. Deri kur do të vazhdohet me këtë mënyrë hipokrite dhe me fëmijë të privilegjuar? Po fëmijët e punëtorëve, të njerëzve të thjeshtë, kur do të provohen? Deri kur do të vuajnë sportistët dhe trajnerët që punojnë dhe nuk janë servila? Pse asnjë futbollist i Adës U-12 që zë vendin e parë në kampionat nuk grumbullohet në këto kombëtare?Po ashtu trajneri i Adës valmir kurti anashkalohet në mënyrë të çuditshme ndonëse tash 3- 4 vjet është trajneri ma punetor mbas të ndjerit Ardian Arra. U bëj thirrje njerëzve të sportit të vënë pikat mbi “i”. Unë që shkruaj jam një specialist që kam hapur bashkë me bashkëpunëtoret e  mi, trajnerët dhe specialistët tre akademi në Shkodër. është e turpshme që sot  femijet punëtorëve të mos i kemi akoma me biografinë e keqe si “në kohen e xhaxhit”. I bëj thirrje gjithë trajnerevë që nuk janë respektu në seleksionimin e fëmijëve n Ligën e Veriut të bojkotojnë kampionatin dhe t’i dërgojnë z. ARMANDO DUKA nje shkresë ku t’i thonë se ju mohohet e drejta konkurimit te trajnereve dhe femijeve. Se edhe përzgjedhja e trajnerëve nuk është bërë ashtu siç duhet duke lënë jashtë emra të tillë si Samuel Nikaj, Kreshnik Krepi që kanë dhënë prova si seleksionues të aftë të moshave.