Vllaznia në sezonin që vjen do të luaj në Kategorinë e Parë dhe kjo ka shfaqur një pakënaqësi në opinionin e gjerë publik, jo vetëm nga ish-drejtues të klubit, apo tifozë, por edhe të tjerë.

Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku ironizon situatën e futbollit shqiptar, veçanërisht Federatën e Futbollit Shqiptar.

“Urime për ekipin e Dukatit.(oriku kush se di). Ishte një ëndërr për mua ta shikoja fshatin tim në kategorinë e të mëdhenjve, Dinamo, Kavaja, Elbasani, Fieri, Lushnja, Peqini dhe më në fund Vllaznia.

Harova ca ekipe po ska gjë, kuptohet vet. Kjo ditë erdhi fal FSHF-së dhe presidentit, që i bëri të gjitha ekipet njësoj.

Do ishte  bukur një turne Tirana, Dinamo, Vllaznia dhe Dukati. Shumë njerëz mërziten me disa gjëra që shikojnë, por janë këta bashkiak, këta njerëz që votojnë për këtë kampionat të shëmtuar”, shkruan Kushta.

Sokol Kushta ka luajtur 31 ndeshje me kombëtaren kuqezi, duke shënuar në total 10 gola.