Fakti që Tirana do përballet me Crvena Zvezdën në turin e dytë të Champions Ligë, të bën të kthehesh prapa në kohë.(25 gusht, Air Albania, 20.00) Moment krenarie për çdo shqiptar, kur Sokol Kushta shënonte për Flamurtarin ndaj Partizanit të Beogradit, në atë triumf historik 2-0 në vitin 1987.

Gazetari Xhevdet Zekaj u kujton pikërisht atë çast serbëve, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai e quan Kushten si një trim dhe njeri që nuk merret me kompromise. Të bësh diferencën në një takim të tillë nuk është e lehtë, e kjo dihet.

”Makthi” i serbëve po kthehet, si duket, tanimë me ngjyrat bardheblu.

Postimi:

Xhevdet Zekaj

Sokol Kushta

56m ·

Gjate ndeshjes Serbi_Shqiperi per tre dite rresht Sokol Kushta ishte objektiv dhe lajm i medias serbe.

Sokol Kushta u dilte ne enderr dhe i paralajmeronte edhe per turperimin e total te Serbise.

Gjigand, kampion, patriot, trim, i vertete, i pakompromis, i vertete. besnik, i forte fizikisht, vrastar per portieret, tmerr per kundershtaret, goleshuenuesi me i mire i kombtares me koeficentin ndeshje te zhvilluara gola te shenuar, i pari futbollist qe kaloi shifren 10 gola te shenuar etj,etj.

Ne Beograd ishe i madh, mes te medhenjeve!