Dita e tretë e Botërorit në Rusi, nuk i ka ndalur as këtë herë surprizat dhe të papriturat.
Në ndeshjen e Francës ndaj Australisë, edhe pse topi Telstar i këtij kampionati botëror, që ka një vlerë prej 150 eurosh, u ça në një moment gjatë pjesës së parë.
Por, të njëjtin fat pati edhe një top tjetër pas rreth 15 minutash, duke u çarë sërish.
Një tjetër moment pikant, ishin tifozët francezë në stadium, të cilët u shfaqën në tribunat e stadiumit të Kazanit, me një simite të gjatë, karakteristike të Francës.
Një tifoz tjetër, kishte një lodër në formë gjeli me vete, që simbolizon edhe francezët.