Filipe Kutinjo bëri një lëvizje të befasishme në merkaton e verës duke u larguar nga Barcelona për të firmosur në kampionatin gjerman, aty ku u bë pjesë e skuadrës së Bajern Mynihut. Braziliani synon që te Bajern, të rikthehet në formën që kishte dikur te Liverpuli.

Ai nuk po kalonte një moment të mirë te katalanasit dhe tashmë është koha për ta lënë pas atë moment. Në një prononcim, Kutinjo u shpreh se te Bajerni po ndihet i lumtur ndërkohë që shtoi se edhe vetë Klop e ka uruar për kalimin në Gjermani.

“Jam shumë i lumtur te Bajerni dhe dua të bëj një sezon të madh. Klop më dërgoi një mesazh dhe më uroi më të mirat sapo dëgjoi për transferimin. Ai më tha se Bajerni është një klub i madh dhe do të ishte i lumtur të më shihte në fushë. Ai është një trajner i madh dhe për mua një nga më të mirët në botë.

Është një lider i vërtetë dhe më ka mësuar shumë. Unë nuk e ndjej veten një yll por dua të jem Kutinjo më i mirë i mundshëm”, tha Kutinjo. /VipSport/