Ronald Kuman është shumë i kënaqur me mënyrën si luajti Barcelona dhe thotë se duhet të vazhdojë kështu deri në fundin e vitit.

NDESHJA – “Të fitosh është e rëndësishme dhe na duhej patjetër. Tani kemi 6 fitore deri në fundin e vitit dhe duam të përfitojmë në kampionat. Kishim raste dhe shënuam 4 gola. Jam shumë i lumtur. Osasuna mbron shumë mirë dhe ne ditëm të luanim në fushën e tyre”.

RASTET – “Duhet t’i jepnim ritëm topit dhe të luanim me shpejtësi. Kishim shumë raste për të shënuar dhe ia dolëm. Kjo më bën të lumtur dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

GRIZMAN – “Kam parë Grizmanin e vërtetë. Luajti në pozicionin e tij, ku kishte lirshmëri për të bërë ato që donte. Dha një asist dhe shënoi një supergol. Ky është Grizmani që duam, që lufton, punon dhe ka saktësi. Goli do t’i japë besim”.

HOMAZHI I LEOS – “Nuk e dija që kishte përgatitur diçka të tillë. Pritej nga ai. Ishte një gjest i bukur dhe një moment i rëndësishëm”.

MINGUEZA – “I thashë që u fut mjaft mirë në ndeshje, por humbi 2 topa dhe nuk mund ta bëjë këtë. Një top i kontrolluar ashtu mund të jetë rast për rivalin”.

LENGLE – “Duhet të presim, por duket diçka jo shumë e rëndë. Nuk e di nëse do t’ia dalë për ndeshjen e së mërkurës. Shpresoj të mos jetë diçka e rëndë”.

PORTA – “Kishim ulje-ngritje në disa momente përqendrimi dhe ata krijuan raste. Meritonin të shënonin një gol për mungesën e përqendrimit”.

LA LIGA – “Mendoj se situata është e vështirë për ne. Na mungojnë pikë dhe kalendari është i vështirë deri në fundvit. Nuk mund të gabojmë më. Ndeshja e Realit është një shembull i qartë se skuadra duhet të jetë e përqendruar”.