Zonja dhe zotërinj, tani keni mundësi të njiheni me Ibrahima Sow, sulmuesin 12 vjeçar nga Senegali, i cili luan për të rinjtë e klubit spanjoll Sevilla, shkruan Gazetashesh.com.
Sow ka një talent të jashtëzakonshëm si futbollist, por ai ka rënë në sy për diçka tjetër. Gjatësia e tij në dallim me bashkëlojtarët e tij është një diferencë që shihet nga ‘airoplani’.
Ai ka realizuar gjithsej 29 gola në sezonin e fundit të zhvilluar me të rinjtë e ekipit andaluzian. Një video e celebrimit të fitores me bashkëlojtarët e tij pasi e eleminuan rivalin lokal Real Betis po bënë xhiron e botës.
12 vjeçari i cili njëherazi është edhe kapiten i të rinjve të Sevillës njihet si Zlatan Ibrahimovic i ri.
Golat e tij janë fantastik, derisa është bërë i pandalshëm nga bashkëmoshatarët e tij.Epitetin “Ibra i ri” ia la e prestigjiozja spanjolle “Marca” pas kalimit të tij nga Malaga te Sevilla në verën e vitit 2018.
Me të po krenohet edhe klubi i Sevillës, megjithëse komentet për gjatësinë e tij tashmë kanë marrë jehonën gjithandej në rrjetet sociale.