Pas fitores 3:1 në “Emirates” ndaj Arsenalit, anësori i Manchester United, Jesse Lingard, i cili shënoi dy herë, u shpreh me fjalë superlative për portierin David De Gea, i cili zhvilloi një ndeshje të paharruar, duke pritur 14 nga 15 goditje të Arsenalit brenda kornizës së portës.

“Ishte një fitore e madhe, ne duhej të vuanim veçanërisht në gjysmën e parë kur ishim nën presion dhe në gjysmën e dytë duhej të riorganizoheshim. David de Gea na mbajti gjallë, është një nga portierët më të mirë në botë dhe është mirë që të kemi, një person të qëndrueshëm prapa nesh për të vazhduar të luajmë”-eshte shprehur ai.

Tutje heroi I Unitedit foli edhe pëer mesfushorin Paul Pogba, i cili u përjashtu 15 minuta pa përfunduar ndeshje. “Pogba është skualifikuar për derbin ndaj Cityt. Është një goditje e madhe, por skuadra ka lojtarët për t’u adaptuar për këtë. Të gjithë duhet të punojnë shumë që të jenë të gatshëm”.