Besnik Hasi duket se është pranë rikthimit në krye të një skuadre belge.
Është ekipi i Saint-Truiden, që teksa duket se do të shkarkojë teknikun Jonas DeRoeck, po kërkon një emër të ri për sezonin tjetër.
Ekipi belg është gati t’i ofrojë stolin Hasit, i cili që pas largimit nga Olimpiakosi, është një trajner i lirë.
Në Belgjikë, ai ka eksperiencë pozitive, teksa ka fituar titullin kampion me Anderlehtin, por ka edhe përvoja të tjera me Legian në Poloni, apo Olimpiakosin në Greqi.