Ardit Nikaj po shkëlqen në skuadrën U-19 të Vllaznisë. Sulmuesi i talentuar vijon të shënojë rregullisht, ndërsa dje ka qenë protagonist me dy gola të realizuar.
Ekipi i parë i Vllaznisë nuk po kalon një moment të mirë dhe për këtë tifozët shkodranë i bëjnë thirrje drejtuesve që ta afrojnë në skuadrën e parë.
“Ky mund të na nxjerrë nga kjo greminë ku jemi. 2 gola të tjerë dje në ndeshjen për kampionat ku ekipi U-19 është në vend të parë. Duhen drejtuesë guximtarë.
Forca Ardit! Forca Vllazni!”, shkruhet në postimin e tifozëve të Vllaznisë shoqëruar me videon e golave të talentit të 19-vjeçarëve.
Kujtojmë që dje shkodranët u mposhtën 1-0 nga Teuta, ndërsa prej disa javësh kuqeblutë nuk po arrijnë më të fitojnë./newsport/