Real Madrid do të duhet të rindërtojë “shtyllën kurrizore” për ndeshjen kundër Sevilla. Veç sanksionimeve të Ramos, Carvajal dhe Casemiro, duhen shtuar lëndimet e Bale dhe Varane, si dhe dyshimet për gjendjen e Vallejo. Problemet fizike kanë qenë një njollë në ekipin e bardhë gjatë sezonit. Një total prej dymbëdhjetë lojtarësh nga Real Madridi kanë humbur një ndeshje, duke kaluar nëpër infermierinë e “Los Blancos”, teksa sapo ka filluar dhjetori.

Saktësisht, katër muaj që nga fillimi i garës (8 gusht, kundër Manchester United, në Superkupën e Europës).
Keylor Navas ka marrë pjesë në 15 ndeshje këtë sezon, duke pësuar 13 gola. Portieri nga Kosta Rika humbi 8 ndeshje për shkak të një dëmtimi të “aductor” të majtë, që e pësoi gjatë rimëkëmbjes së tij. Ai nuk ishte në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve (Tottenham dhe Apoel), në pesë ndeshje të La Liga-s dhe një ndeshje të “Copa del Rey”. Luca Zidane, portieri i tretë i skuadrës, ishte operuar për një thyerje në krahun e djathtë.

Në qendër të mbrojtjes, Jesús Vallejo humbi 11 ndeshjet e para të sezonit për shkak të një dëmtimi të muskujve në kofshën e majtë dhe gjatë javës së fundit nuk mund të ishte kundër Borussia Dortmundit për shkak të një inflamacioni në kofshën e tij. Sergio Ramos mori një goditje në hundë nga Lucas Hernández në derbin që i shkaktoi një thyerje dhe e pengoi atë të ishte kundër Apoel, Malaga dhe Fuenlabrada. Raphael Varane ka pësuar tri dëmtime të ndryshme këtë sezon. Qendërmbrojtësi francez u lëndua në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës dhe kjo çoi në humbjen e ndeshjeve kundër Valencias dhe Levantes në La Liga. Në ndeshjen ndaj Girona pësoi edhe një dëmtim të “bicepsit femor”, që e detyroi atë të zëvendësohet në gjysmën e parë të lojës dhe e mbajti atë jashtë dy sfidave të tjera. Së fundi, të mërkurën, ai u zëvëndësua kundër Borussia Dortmund për disa siklete në këmbën e tij të majtë.
Dani Carvajal dha një frikë të madhe, pas një procesi viral me probleme ndaj perikardit. Andaj, ai nuk mund të ishte i pranishëm në tetë ndeshje me klubin e tij. U kthye në “Metropolitan Wanda”, për t’u përballur me Atleticon. Në anën e majtë, të dy lojtarët kanë pasur probleme fizike. Marcelo pësoi një “lotim fibrilor” të klasës së dytë në pjesën e prapme të “bicepsit” të këmbës së majtë. Braziliani nuk mund të luante në tri ndeshje. Theo Hernández duhej të ndalonte për një “nënluksion” të krahut të djathtë. Ai mbeti jashtë për katër ndeshje rresht, që përputheshin me mungesat e Marcelos.

Në mesfushë, Toni Kroos dhe Mateo Kovacic kanë qenë lojtarët më të ndëshkuar. Gjermani humbi ndeshjet me Real Sociedad dhe Alavés për shkak të dhimbjeve të muskujve, ndërsa kroati ishte i padisponueshëm nga problemet muskulore. Marco Asensio ka pësuar dy lëndime gjatë sezonit. I pari nga një infektim i gjurit, duke humbur ndeshjen kundër APOEL, dhe i dyti nga një dëmtim i jashtëm në këmbën e djathtë, që e ka detyruar atë të humbasë lojërat kundër Malaga dhe Athletic Fuenlabrada. Në pikën e sulmit, Karim Benzema u lëndua kundër Levantes në muskujt “semimembranosus”, në këmbën e djathtë, dhe nuk luajti gjashtë ndeshje (APOEL, Borussia Dortmund, Real Sociedad, Betis, Alavés dhe Espanyol). Së fundi, Gareth Bale tashmë është bërë një pjesëtar i rregullt i infermierisë së bardhë. Ai ka qenë në gjendje të luajë vetëm 160 ndeshje nga 253 të tilla, që nga ardhja e tij te Real Madrid, ekuivalent me 63.2% të totalit. Në këtë sezon qa qenë në fushë vetëm në 10 ndeshje, duke humbur 13 të tjera për shkak të lëndimit dhe dy vendimeve teknike. Bale u diagnostikua me një edemë pa këputje “fibrillar” në “soleusin” e këmbës së tij të majtë. Ai kishte më parë një dëmtim solid ndaj këmbës së tij të majtë, që krijoi shumë polemika, pasi Real Madridi tregoi se kishte ndodhur me ekipin e Uellsit.
Ndërkohë, janë 11 lojtarë që nuk kanë humbur asnjë ndeshje për shkak të lëndimit: Casilla, Nacho, Achraf, Casemiro, Marcos Llorente, Modric, Dani Ceballos, Isco, Lucas Vázquez, Christian.