Nënshkrimi i ri i Real Madridit dhe superylli botëror Kylian Mbappe ka hedhur një hap të ri në karrierën e tij, pasi së bashku me familjen, sulmuesi nënshkroi një kontratë për të blerë klubin e Caen, ekip francez i kategorisë së dytë.
Blerja pritet të shpallet së shpejti, duke e bërë 25-vjeçarin lojtarin më të ri aktiv që zotëron një klub profesionist futbolli evropian.
Lojtari i ri i Real Madridit do të investojë rreth 15 milionë euro përmes fondit të tij të investimeve Coalition Capital për të blerë 80 për qind të kapitalit të klubit dhe gjithashtu do të paguajë një pjesë të borxhit të klubit.
Mbappe do të zëvendësojë aksionerin aktual të shumicës, fondin amerikan të investimeve Oaktree, i cili bleu 80 për qind të aksioneve të klubit në vitin 2020.
Pjesa e mbetur prej 20 për qind e kapitalit mbahet nga Pierre Antoine Capton, kryetari aktual i bordit mbikëqyrës të klubit.Caen aktualisht është në Ligue 2 pasi u rrëzua nga liga e parë në maj 2019, dhe marrëdhënia midis Mbappe dhe Caen janë të vjetra.
Në vitin 2014, kur Mbappe ishte 13 vjeç, ai pothuajse nënshkroi për ta përpara se të zgjidhte Monacon. Sezonin e kaluar, Caen përfundoi në vendin e gjashtë, dhe pronësia e klubit synon të bëjë një përparim në mënyrë që Caen të kthehet në divizionin e parë francez. Me këtë qëllim familja Mbappe iu bashkua klubit. /Telegrafi/