Real Madridi prezantoi sot Kylian Mbappen para një ‘Santiago Bernabeu’ i cili ishte i mbushur i tëri dhe sipas raportimeve mbi 85 mijë tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për ta përcjellur nga afër prezantimin e tij.
25-vjeçari nënshkroi kontratë pesë vjeçare me klubin dhe do të nis përgatitjet e para me madrilenët në fund të këtij muaji. Pas prezantimit të tij, Mbappe mbajti një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur një sërë pyetjeve. Natyrisht, nuk mund të mungonte as pyetja se pse nuk iu bashkua Real Madridit rreth dy vite më parë.
“Është një nder dhe privilegj të jem lojtar i Real Madridit. Është historike për mua dhe familjen time. Më mirë se sa kisha pritur”. Ndihem i privilegjuar, unë jam lojtar i Madridit, ishte ëndrra ime e fëmijërisë. Ju nuk mund të paguani për një ëndërr. Është një kënaqësi e madhe për mua dhe familjen time”.
“Momenti kur vendosa të nënshkruajë për Real Madridin? Që kur isha fëmijë. Ishte e lehtë. Ishte një ëndërr, pastaj një qëllim”, ka thënë fillimisht Mbappe.
Mbappe sërish e injoroi në stilin e tij pyetjen e gazetarëve se pse hodhi poshtë ofertën e Real Madridit në 2022. “Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll. E kaluara është e kaluar. E tëra çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur që jam këtu”, përfundoi ai.
Nuk dihet ende se kur Mbappe do te beje debutimin me Real Madridin, pasi 25-vjeçari tani pritet të shkojë në pushime pas përfundimit të Euro 2024. Real Madridi do të udhëtojë në Amerikë për turneun parasezonal atje ku do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore