Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka folur për të ardhmen e tij pas fitimit të Superkupës së Francës.
Ylli francez shënoi në fitoren (2-0) ndaj Toulouse dhe më vonë u pyet për të ardhmen e tij tashmë të ‘zhytur’ në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Paris.
“Nuk e kam marrë ende vendimin tim. Nuk kam bërë zgjedhje”, ka thënë fillimisht Mbappe për mediat.
“Me marrëveshjen që kam bërë me presidentin në verë, cilido qoftë vendimi im, ne arritëm të mbrojmë të gjitha palët, të ruajmë qetësinë e klubit për sfidat që vijnë, që është ajo që është e rëndësishme. Pjesa tjetër është dytësore”.
“Në vitin 2022 nuk e dija vendimin tim deri në maj. Nëse e di se çfarë dua të bëj, nuk duhet ta lë vendimin të zvarritet. Nuk do të kishte asnjë kuptim”.
“Askush nuk flet për situatën time brenda klubit. Nuk iu intereson shumë njerëzve”, përfundoi ylli francez.Edhe shoku i tij i skuadrës, Ousmane Dembele foli për të.
“Ai u kthye shumë i motivuar, si gjithmonë. Ai është i uritur, ai e di që pjesa e dytë e sezonit është shumë e rëndësishme”, ka thënë Dembele. /Telegrafi/