Sulmuesi Sebastian La Torre ishte pjese e Flamurtarit ne gjysmen e dyte te sezonit, si lojtar i huazuar nga Kukesi dhe bashke me futbollistet e tjere vlonjate deshtuan ne perpjekjet e tyre per t’u ngjitur ne Superiore sepse nuk ia dolen ne ndeshjen direkte ndaj ekipit te Laçit.

Ai per momentin ndodhet ne vendin e tij, ne Peru dhe qe atje ka dhene nje interviste per “Panorama Sport” ku ka ngritur edhe disa probleme shqetesuese te futbollit shqiptar.

“Për momentin jam në Peru, në pritje të zgjidhjes së kontratës me Kukësin. Shpresoj që drejtuesit e tij t’i përgjigjen mesazheve të mia dhe të arrijnë një marrëveshje të mirë. I jam mirënjohës Kukësit, sepse më hapën dyert e klubit.

Kukësi nuk ra nga kategoria me mua, unë nuk isha aty, por te Flamurtari ku u huazova në janar. Kur isha te Kukësi kam dhënë gjithmonë maksimumin, por nëse një lojtar nuk trajtohet mirë në një klub, ai duhet të gjejë një rrugë tjetër ku të jetë i lumtur dhe i qetë.

Ishte eksperienca ime e parë në Europë, ajo në Shqipëri. Një futboll krejtësisht ndryshe nga Peruja, por nuk duhet harruar që futbollisti më parë është njeri si gjithë të tjerët. Nëse një lojtar nuk ndihet mirë në një klub, atëherë klubi nuk mund ta detyrojë të qëndrojë, aq më pak nëse nuk do të ishin të drejtë në respekt dhe paga.

Unë jam duke diskutuar çështjen time me avokatin tim dhe sindikatat peruane të futbollit. Ne do të shikojmë të gjithë çështjen ligjore. E vetmja gjë që dua është të largohem nga Kukësi dhe të jem mirënjohës për kohën e shkurtër që isha atje.