Partizani dhe Laçi kanë mbyllur duelin mes tyre. Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Superiores dhe e zhvilluar në Kurbin, ka përfunduar në barazim pa gola.
Një ndeshje që nisi mjaft mirë për Laçin, me vendasit që dominuan 45 minutat e para. Ishin të shumta aksionet e rrezikshme nga kurbinasit, të cilët vunë në vështirësi shumë herë Pano Qirkon.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të sfidës, volumi i ndeshjes ra ndjeshëm. Kështu, ekipet morën nga 1 pikë.
Me këtë barazim, Partizani shkon në kuotën e 39 pikëve dhe mbetet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, kurbinasit me 24 pikë shkojnë në vendin e 6-të, duke lënë pas Bylisin.