Laçi duket se po përgatit në qetësi sfidën kundër Vllaznisë që do luhet ditën e dielë.
Pavarësisht se bardhezinjtë nuk kanë kaluar një periudhë shumë pozitive në kampionat, ata kanë arritur finalen e kupës që ka qenë një objektiv kryesor i klubit.
Kurbinasit në Shkodër shkojnë me statistikat në favor të tyre këtë sezon.
Në 3 ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni, ata kanë arritur plot 3 fitore kundër shkodranëve duke marrë 9 pikë të plota.
Laçi është i vetmi ekipi i Superligës të cilit Vllaznia nuk ka mundur që ti marrë pikë këtë sezon.
Bardhezinjtë duan të ruajnë traditën edhe në ndeshjen e së dielës në Shkodër ku si zakonisht në vitet e fundit do mundohen që të komplikojnë akoma dhe më tepër situatën e Vllaznisë./newsport/