Laçi është ende pa trajner që pas largimit të Armando Cungut. Timonieri shkodranë u largua nga kurbinasit pas humbjes me Teutën dhe drejtuesit ende nuk kanë mundur të gjejnë një zëvendësues.

Pauza e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares ka ardhur si me “porosi” për bardhezinjtë. Kjo pasi do të kenë më shumë kohë për të gjetur një trajner të ri. I shumë përfolur është Marco Jovanovic, i cili në të kaluarën ka qenë ndihmës trajner te Partizani dhe Luftëtari.

Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Artan Mëgjyshit. Për këtë të fundit nuk do të ishte hera e parë që ulet në stolin e Laçit, pasi edhe në të kaluarën ka mundur t’i drejtojë për disa muaj në sezonin 2018-2019.

Aktualisht 56-vjeçari është në stolin e Apolonisë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe kush do të drejtojë Laçin pas sfidave të Komëbtares, kur Superiorja do të rinisë kampionatin./newsport/