Luftëtari rikthehet tek fitorja duke thyer 2-0 Laçin brenda në Kurbin. Dy gola në pjesën e parë nga Kocionis dhe Aleksi kanë mjaftuar për të hipotekuar tri pikë me vlerë për skuadrën gjirokastrite që largohen nga zona e ftohtë.
Ndeshja filloi me një gol të shpejtë nga miqtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Kocionis, i cili sot debutoi me fanellën bluezi. Ishte një harkim në zonë nga Fili në goditje këndi, aty ku greku gjeti hapësirën e nevojshme për të bërë një kthesë që i dha avantazhin gjirokastritëve.
Në vijim është sërish skuadra e Julian Ahmataj që shfaqet rrezikshëm me Ramadanin e Filin, por gjuajtjet e tyre janë të pasakta. Për Laçin mundësinë e parë e krijoi Shtubina, i cili godet në hyrje të zonës, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 40’-të është Albano Aleksi, i cili shfrytëzon më së miri një top të harkuar në zonë dhe godet saktë duke dyfishuar shifrat.
Edhe në fraksionin e dytë janë lojtarët e Luftëtarit që kanë mundësitë më të mira për të shënuar, por Demo gabon i vetëm përballë portierit Selmani. Tentativat e kurbinasve për të ndryshuar shifrat e kësaj ndeshje ishin të vakëta dhe të pafuqishme për të sjellë rrezik konstant në portën e Luftëtarit.
Me këtë fitore Luftëtari shkon në kuotën e 20 pikëve, 4 më shumë se Kastrioti. Ndërsa Laçi mbetet në vend të katërt me 31 pikë.Formacionet zyrtare dhe rezervat:/telesport/
Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Mersinaj, Sefgjinaj, Eller, Jonuzi, Çokaj, Shtubina, Xhixha, Bushi. Rezerva: Sali, Pjeshka, Najdenov, Prengaj, Toro, Mane. Trajner: Besnik Prenga.
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Kocionis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka, Demo, Dunga, Fili. Rezerva: Bakaj, Ahmetaj, Lazas, Oshafi, Kukaj, Cekaj, Hanti. Trajner: Julian Ahmataj.