I’u nevojitën 9 javë dhe një trajner i ri që Laçi të merrte fitoren e parë në Superiore.bandicam 2024-10-19 15-52-59-511Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të ku portieri Dajsinani shkaktoi autogol duke kaluar në avantazh Vllazninë.

Baraspesha u kthye në minutën e 45-të nga Enriko Papa. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.

Në 45 minutat e dyta, kurbinasit nuk i lanë asnjë hapësirë shkodranëve. Ata shënuan dy gola për 3 minuta me Mjakin dhe Melon. Pavarësisht tentativave për gola të tjerë sfida u mbyll me shifrat 3-1 për Laçin.

Kështu trajneri Moriero e nis si duhet punën e tij duke debutuar me fitore.

LAÇI 3-1 VLLAZNIA