Laçi duket shumë aktiv në këtë fund të merkatos, pasi zyrtarizoi largimin e mbbrojtësit Domgjini, kurbinasit kanë zyrtarizuar afrimin e një mesfushori.

Bëhet fjalë për Albion Marku, kartoni i të cilit i përket Lokomotivës së Zagrebit dhe do të luajë për bardhezinjtë deri në fund të sezonit i huazuar.

Marku është edhe pjesë e Shpresave, teksa tashmë do të ketë mundësinë të gjejë më shumë minuta dhe të rritet akoma më shumë profesionalisht.

Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi i Laçit, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare njoftojnë se Marku do të jetë një forcë e shtuar për ekipin në pjesën tjetër të sezonit, teksa në postimin e tyre thuhet se do ketë edhe surpriza të tjera deri në fund të merkatos.