Laçi godet në merkato! Klubi kurbinas ka prezantuar mbrëmjen e djeshme mesfushorin Enriko Papa, i cili ka veshur fanellën bardhezi. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Një goditje e merkatos së verës kjo e kurbinasve që afrojnë një lojtar të afirmuar të futbollit shqiptar. Mesfushori 31-vjeçar rikthehet në Shqipëri pas aventurave disa-vjeçare në Rumani e Turqi me Botosani, Sepsi e Rizespor.

Në të kaluarën Papa ka veshur fanellat e Apolonisë, Tomorit, Butrintit, Bylisit, Tiranës, Teutës e Lushnjës. Ngelet për t’u parë se cila do të jetë gjendja e mesfushorit, i cili prej 31 gushtit të vitit të kaluar ka qenë pa skuadër, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Rizesporin.

Vlera më e lartë e Papës sipas “Transfermarkt” ka qenë 1.2 milionë euro. Laçi ne kete menyre e ka plotesuar edhe me shume organiken e tij me blerjet e fundit, çka e ka bere edhe me entuziast trajnerin Cungu.