Laçi do të luaj në 17 shtator ndaj Happoel Ber SHevës në “Air Albania”, ndërsa bardhezinjtë janë duke kërkuar lojtarë për t’u përforcuar për ndeshjet europiane.
Pas suksesit të merituar në transfertë me Keshlan, Armando Cungu do kërkojë përsëritjen, duke afruar lojtarë të rinj.
Mediet në Kosovë bëjnë me dije se kurbinasit kanë kërkuar në huazim për këtë duel dy lojtarët e Superligës kosovare dhe konkretisht Ballkanit, Meriton Korenicën dhe Arbër Potokun.
Besohet se Laçi ka marrë përgjigje negative, përderisa Superliga e Kosovës nis pikërisht 2 ditë pas duelit të Europa League./newsport/