Laçi ka fituar në shtëpi përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

Bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Ndrecës. Por vendasit përmbysën gjithçka në fillimin e pjesës së dytë. Dy golat e Cordeiro dhe një i Traore vulosën këtë sfidë.

Me këtë fitore, Laçi parakalon Tiranën dhe shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 7-të. Në krahun tjetër bardheblutë me 18 pikë bien në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.


LAÇI – TIRANA 3 – 1

(Cordeiro 46′, 51′, Traore 60’/ Ndreca 40′)