Laçi ia ka dale te fitoje ndaj Tiranes dhe te rihape garen per titullin kampion. Ne sfiden e luajtur pasditen e sotme ne Laç, vendasit kane fituar 1-0 fale nje goli te shenuar me 11-metersh nga Lushkja ne minuten e 90-te.

Nje rezultat i tille sigurisht qe ka kenaqur edhe Vllaznine sepse ajo tashme e ka ngushtuar ne 4 pike diferencen me Tiranen kryesuses te renditjes dhe vetem nje pike me Kukesin e vendit te dyte.

Por nga ana tjeter, ne gare eshte edhe Laçi i cili po tregon se me perjashtim te Vllaznise, mund te munde çdo skuader. Me ardhjen e Joses ne krye te tij, situata ka ndryshuar krejtesisht dhe tashme kurbinasit shohin vetem lart.

LAÇI 1-0 TIRANA

Lushkja (p) 90′

Formacionet:

Laçi: Dajsinani, Turkaj, Malota, Ivanovic, Roganovic, Lushkja, Shehu, Deliu, Ziko, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Najdovski, Toli, Totre, Seferi, Ngoo, Limaj. Trajner: Orges Shehi.