Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore.
Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt me Guindon në minutën e 10-të. Festa nuk zgjati shumë për vendasit, pasi në minutën e 26’ Rashiti vendosi baraspeshën.
Në pjesën e dytë, verilindorët përmbysin sfidën pas një goli të Ebert. Gj.Taipi shënoi golin e tretë, por arbitri dhe VAR-i ia anuluan për shkak të një faulli.
Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e 8-të me 30 pikë.
LAÇI 1-2 KUKËSI
10′ Guindo/ 26′ Rashiti, 53′ Ebert