Pasi siguruan qëndrimin në Superiore pas fitores me Flamurtarin, Laçi ka filluar që të ‘projektojë’ ekipin për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Kurbinasit kanë nisur menjëherë nga rinovimet, ku i pari që do të qëndrojë edhe për 1 vit është sulmuesi brazilian, William Cordeiro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Laçit me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku krah fotos së brazilianit shkruan: “William Cordeiro Melo edhe një vit bardhezi”.

Kujtojmë që 30-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren ndaj Flamurtarit, duke shënuar 2 gola në triumfin 3-1.