Klubi i Lacit sapo ka emëruar trajnerin e ri për sezonin 2018/2019.

Në krye të pankinës është zgjedhur Besnik Prenga, që zëvendëson në këtë mënyrë Gentian Mezanin që u largua pas humbjes së finales së Kupës Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

Prenga ka qenë futbollist për 11 vjet duke luajtur në shumë ekipe kroate. Në rolin e trajnerit ai ka drejtuar skuadra të ftubollit kroat si NK Hrvatski dhe NK Lucko.

Është shpallur kampion me U-19 e NK Hrvatski.

Laci është skuadra e parë shqiptare që do të drejtojë në karrierë.

Ka luajtur për Kastroitin dhe Partizanin në Shqipëri dhe dy herë ka përfaqësuar kombëtaren e shqiptare.