Laçi ka fituar ndeshjen e dytë radhazi me Bejzaden në stol, kësaj radhe duke mundur Vllazninë në shtëpi me rezultatin 2-1.

Sfida nisi më mirë për shkodranët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 3’ falë Boshnjakut. Gjithsesi kurbinasit nuk u dorëzuan duke provuar shumë herë, me golin që erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë me Soboualej.

Pjesa e dytë foli sërish për kurbinasit të cilët provuan shumë, deri sa gjetën rrjetën me Ledjo Tresën, 18-vjeçari i cili erdhi nga stoli dhe realizoi një supergol.

Kështu Laçi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, teksa konfirmon veten si pretendent për titull pas katër javëve të luajtura. Nga ana tjetër Vllaznia zbret në vendin e pestë me 5 pikë.

REZULTATI:

LAÇI 2-1 VLLAZNIA

Soboualej 45+6′, Tresa 72′ / Boshnjaku 3′