Një brazilian drejt rikthimit në Superiore.
Në ditën e fundit të merkatos, klubet po i japin dorën e fundit përgatitjeve, duke ditur se deri në janar nuk mund të ofrojnë më lojtarë të tjerë.
“Panorama Sport” zbulon se mesfushori Uilliam Kordeiro Melo, i cili ka lënë gjurmë në kampionatin shqiptar si pjesë e Kukësit dhe Partizanit, pritet të firmosë me Laçin.
Mësohet se 30-vjeçari ka rënë dakord për gjithçka dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga klubi i Laçit, që do të drejtohet në vijim nga Skerdi Bejzade.