Indrit Prodani mbretet në Superiore. Mbrojtësi është tashmë lojtari më i ri i Laçit dhe do të vazhdojë të luajë me kurbinasit për pjesën e dytë të sezonit.

25-vjeçari zyrtarizohet nga bardhezinjtë pikërisht pak orë para duelit me Dinamon. Tashmë Prodani mund të debutojë me skuadrën e Laçit pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij nga e cila u largua pak javë më parë.

Në fakt për mbrojtësin është një rikthim në shtëpi, pasi në të kaluarën ka luajtur për Laçin, teksa tashmë rikthehet për të dhënë maksimumin dhe për të ndihmuar bardhezinjtë në arritjen e objektivave.

Kujtojmë se mbrojtësi ka luajtur me Dinamon vetëm në 10 ndeshje, ku më pas ia ka dalë të shënojë edhe 2 gola. Ndërkohë ditën e sotme në orën 13:00 në Laç do të përplasin “brirët” mes tyre Laçi dhe Dinamo, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.