Ndeshja më e ndezur e kësaj fundjave në Superiore ndoshta nuk do të jetë derbi i kryeqytetit, por ajo që do të luhet mes Laçit dhe Skënderbeut, një sfidë direkte për mbijetesën në elitë.
Të dielën, të dy skuadrat ndeshen në stadiumin e Laçit dhe kurbinasit nuk kanë ngurruar të ndezin duelin edhe më shumë me një postim për tifozët, që sulmon hapur kundërshtarët e tyre.
“Ndeshja e radhës për ekipin tonë është si një finale. Të dielën luajmë përballë Skënderbeut duke nisur prej orës 15:00. HYRJA NË TRIBUNËN PËRBALLË DO TË JETË FALAS! Mos mungoni në mbështetje të çunave bardhezi për të marrë një fitore me vlerë përballë atyre që dinë të marrin 3 pikët vetëm duke iu hapur portën”, shkruhej në këtë postim.
Nje provokim i rende ky i kurbinasve, aq më tepër në faqen zyrtare të klubit. Një aludim i hapur për tolerime ndaj korçarëve, gjë që do të bëjë edhe më të ndezur atmosferën në stadium në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e mbijetesës në Superiore.