Laçi është rikthyer te vazhdimësia në kampionat, me kurbinasit që nëë 4 ndeshjet e fundit ia kanë dalë të sigurojnë 8 pikë. Francesco Moriero ka ‘rilindur” kurbinasit, të cilët tashmë po përballen me çdo kundërshtar dhe po marrin rezultate pozitive.

Sfida e radhës për bardhezinjtë është ndaj Elbasanit në shtëpi. Përballje që është parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 14:00. Për këtë takim klubi kërkon mbështetjen e tifozëve, ndësa u bën thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të ekipit dhe të mushin si dikur shkallët e stadiumit.

“Më shumë se kurrë, çunat kanë nevojë për mbështetjen e tifozerisë bardhezi në shkallët e stadiumit!

Të dielën, ora 14:00, luhet sfida e radhës në shtëpi përballë Elbasanit. Koha të mbushim tribunat sërish si dikur.

Mos mungoni! Rezultatet pozitive shijojnë më shumë me tifozët pranë”, thuhet në postimin e bardhezinjve.