Vllaznia zhgenjen ne ndeshjen ndaj Laçit teksa humbet 1-2 brenda ne Shkoder.Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per Vllaznine. Ne minuten e 6-te, pas nje aksioni te rrjedhshem nga krahu i djathte, Gocaj kroson ne zone dhe aty Hasani godet menjehere duke e derguar topin ne rrjete.
Laçi nderkohe nuk pajtohet me kete disavantazh dhe kerkon te shohe drejt portes shkodrane. Ne minuten e 16-te Xhixha me koke e dergon topin mbi traverse. Nderkohe edhe vendasit shohin drejt portes se miqve dhe ne ‘26 Çinari gjuan mbi traverse. Nderkohe ne minuten e 30-te, Laçi eshte shume prane golit te barazimit ndersa dy minuta me vone eshte Sherri qe grushton bukur nje top. Ne minuten e 44-te nje nga lojtaret laçiane pengohet ne menyre te parregullt brenda zones dhe arbitri Koçi akordon 11-metersh. Nga pika e bardhe Reginaldo eshte i sakte dhe shenon. Ne shtese ka nje pretendim te Vllaznise per 11-metersh por arbitri kete here vazhdon lojen. 45 minutat e para kesisoj mbyllen 1-1. E dyta nis me nje rast te paster per Laçin. Gurishta gabon ne zoterimin e nje topo duke ia dhuruar Da Silves qe perballe Sherrit e dergon topin ngjitur me shtyllen e majte pingule. Ne minuten e 64-te, eshte Vucaj qe provon dy here te godase porten kundershtare por pa sukses. Tre minuta me vone eshte Reginaldo qe nuk gjuan si duhet ne nje pozicion shume te volitshem. Minutat kalojne dhe presioni tek shkodranet per marrjen e fitores rritet megjithate mungojne rastet. Megjithate ne minuten e 82-te eshte Uzuni per miqte qe mund te shenonte teksa humbet nje rast te paster. Por ate qe se beri ai, do ta bente Lushkja ne minuten e 87-te qe me nje gjuajtje te forte, e dergon topin ne rrjete. Minutat e mbetura nuk dhurojne asgje dhe perfundimisht Laçi arrin nje fitore me shume vlera me rezultatin 2-1 brenda ne Shkoder.