Tirana është mposhtur në “Selman Stërmasi” nga ekipi i Laçit. Bardheblutë humbën me rezultatin 0-3 përballë kurbinasve, duke marrë kështu një humbje të hidhur dhe duke shpërdoruar një shans të artë për të marrë kreun e renditjes. Golat për Laçin u shënuan nga Sobowale, Manellari dhe Taleb.

Mirel Josa ne kete menyre debuton me fitore ne pankinen laçiane, duke mundur skuadren ku u formua si futbollist dhe si trajner. Mesa duket ai eshte kthyer ne nje “makth” per bardheblute.

Me këtë fitore Laçi kalon Tiranën në klasifikim. Kurbinasit renditen në vendin e 3-të me 10 pikë, ndërsa të besuarit e Shehit në vendin e 4-të po me 10 pikë.


TIRANA – LAÇI 0 – 3

(Sobowale 41′, Manellari 91′, Taleb 93′)