Arber Shytani dhe 19 vjeçaret e Laçin vazhdojne te shkelqejne dhe si rrjedhoje pas javes se 5-te te kampionatit, kryesojne me merite renditjen e kampionatit te Superiores se kesaj moshe. Diten e sotme Laçi U19 ka fituar ne fushen e tij me rezultatin 2-0 ndaj Teutes.
Pjesa e pare nuk ka shkuar ashtu si duhet dhe si rrjedhoje pavaresisht perpjekjeve nuk ka patur gola te shenuar ne portat respektive dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.
Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte. Fillimisht do te ishte Guci ai qe do te zhbllokonte shifrat ne minuten e 58-te dhe me pas Myrta ne minuten e 83-te do te shenonte edhe golin e dyte dhe te fundit te ndeshjes. Perfundimisht 2-0 per Laçi U19.
Siç dihet tek kjo skuader po luajne edhe disa futbolliste shkodrane, pikerisht fale marreveshjes ne mes klubit laçian dhe shoqates “Djelmnia shkodrane”, ashtu siç eshte pjese e kesaj marreveshje edhe trajneri Arber Shytani qe po ben nje pune shume te mire me te.
Ne ndeshjen e sotme ndaj Teutes, ne formacionin e pare te Laçi U19 kane luajtur si titullare edhe futbollistet shkodrane Argent Delaj, Dek=jvi Lesha dhe Rigerto Çesma ndersa jane aktivizuar ne pjesen e dyte edhe Ermal Doçaj dhe Gerison Zhuri.
Pas 5 javesh kampionat, Laçi U19 ka arritur 4 fitore dhe 1 humbje, duke grumbulluar 12 pike dhe duke udhehequr i vetem renditjen./SHKODRA-SPORT.COM/