Laçi U19 ka surprizuar serish Vllaznine duke e mundur edhe njehere tjeter. Kete rradhe ne ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise dhe si rrjedhoje e ka eliminuar nga vazhdimi i metejshem i rruges ne kete kompeticion.
Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Kamzes dhe eshte fituar nga laçianet e drejtuar nga trajneri shkodran Arber Shytani me rezultatin 2-1.
Laçianet kane arritur te shenojne dy gola qe ne pjesen e pare fillimisht me ane te Meres dhe me pas me shkodranin Lesha dhe kesisoj pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 2-0 ne favorin e tyre.
Shkodranet u zgjuan ne pjesen e dyte, krijuan me shume volum loje dhe njekohesisht edhe raste por kane shenuar vetem nje gol, ate me autor Xhoel Hajdarin qe nuk ka mjaftuar per asgje sepse Laçi U19 ka fituar 2-1 duke u kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.
Duhet thene se ne rradhet e skuadres se Laçit jane aktivizuar plot 5 futbolliste shkodrane si titullare, duke filluar nga portieri Ledion Tahiri, Argent Delaj, Gerison Zhuri, Ermal Doçaj dhe Dejvi Lesha ndersa 3 te tjere jane aktivizuar ne pjesen e dyte, Rigerto Çezma dhe Anid Plangaj./SHKODRA-SPORT.COM/