Sfida e neserme ne mes Laçit dhe Vllaznise konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet. Kurbinasit nuk i kane bere nje nisje te mire kampionatit dhe per rrjedhoje te gjendur ne kuoten e 10 pikeve dhe mban vendin e tete ne renditje nderkohe qe shkodranet jane te tretet me 15 pike.

Ashtu siç e tha edhe trajneri Jonuz, kjo sfide duhet fituar sepse barazimi nuk i ben pune asnjeres skuader. Por a do te jete nje sfide Laçi- Vllaznia apo dhe nje sfide ne mes trajnereve, Armando Cungut dhe Mirsad Jonuz?

Ky i fundit ne konferencen e sotme per shtyp deklaroi se nuk eshte sfide trajnereve sepse ne fund te fundit sot ato drejtojne keto ekipe, por neser mund te jene ne vende te tjera.

Gjithsesi eshte edhe nje perballje mes tyre. Cungu e njeh mire Vllaznine dhe po ashtu, eshte munduar qe ne keto dy jave qe drejton Laçin, te fuse idete e tij dhe padyshim qe pas fitores me Teuten te merkuren do te tentoje edhe nje tjeter neser ndaj kuqebluve.

Jonuz nga ana tjeter, ka krijuar profilin e nje trajneri qe i studion mire kundershtaret dhe e nderton skuadren e tij pikerisht bazuar ne profilin e kundershtarit.

Ekipi shkodran ne kater ndeshjet e ketij sezoni qe ka luajtur jashte fushes se vet, nuk eshte thyer dhe do te tentoje ta beje kete gje edhe neser, ndonese Cungu dhe te besuarit e tij do te tentojne te kunderten.

Nuabueze dhe lojtaret e tjere te repartit ofensiv laçian do kene per detyre te thyejne “mbrojtjen e hekurt” te Vllaznise por jo vetem kaq sepse edhe sulmi kuqeblu do tentojne te shenoje. Shume gjera mund te vendosen edhe nga strategjite qe do te ndertojne dy trajneret per kete sfide prandaj dhe themi se kemi te bejme edhe me nje perballje Cungu- Jonuz.
www.shkodrasport.com