Java e dytë e Kategorisë Superiore dhuroi mjaft emocione. I ftuar në studion e Sport News te News 24 është ish drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi.

Laçi analizon disa skuadra të këtij sezoni si Vllaznia apo Tirana. Ai shprehet se shkodranët e këtij sezoni janë ekip interesant, ndërsa diçka u tha edhe bardheblutë.

”Vllaznia ka entuziazëm. Nuk besoj që ka pretendime shumë se Europa. I shoh seriozë në mënyrën sesi janë përgatitur. Janë ekip që mund të bezdisin kudo, Ky është një sezon i çuditshëm, ndoshta kampionati mund të ndërpritet.

I shoh të përforcuar si skuadër dhe Klub. Afrimi i sponsorit, largim i dikujt tjetër ka sjellë babain në shtëpi. Vllaznia do të jetë një ilaç i mirë.

Tirana ka një organikë të mirë. Mund të kishte vend edhe për mirë. Njerëzit e shikojnë futbollin në mënyra të ndyshme. Vërtetë janë mundur tre herë nga Teuta, këta të fundit janë më agresive. Kësaj gracke nuk i kanë shpëtuar dot. Pavarësisht gjithçkaje, sot kishte mungesa. Nuk ka lojtar që mund të zëvëndësoj Kale.