Lacio e drejtorit sportiv Igli Tare kërkon një tjetër shqiptar në rradhët e saj. Bëhet fjalë për futbollistin kosovar Taulant Xhaka, vëllain e Granitit, lojtarit të shumëpërfolur kohët e fundit para dhe pas ndeshjes Zvicër- Shqipëri. Taulanti është vëllai më i madh dhe kohët e fundit është duke luajtur me ekipin e Grasshopersit në Zvicër. Ai ka ardhur tek kjo skuadër nga Baseli ku nuk kaloi një periudhë të mirë megjithatë tani është duke bërë një paraqitje e cila ka rënë në sy. Taulant Xhaka ka kontratë me Bazel deri në vitin 2015 por Lacio dhe sidomos drejtori sportiv i saj Igli Tare dëshiron ta ketë në skuadër. Ai është 21 vjeç dhe luan si mbrojtës i djathtë. Tare në këtë mënyrë kërkon të krijojë një “koloni” të vogël shqiptarësh tel Lacio pasi përveç Canës dhe djalit të Strakoshës, aty mund të shkojë edhe Xhaka i madh. Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do realizohet apo jo por mediat zviceriane kanë bërë të ditur se kjo mund të realizohet në fund të sezonit.
www.shkodrasport.com