Valon Berisha duket se nuk ndihet mirë te Lacio. Mesfushori ka luajtur shumë pak deri tani, kjo edhe për shkak të një dëmtimi. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Berisha nuk e ndjen veten pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe është gati të kërkojë shitjen nga ekipi.

25-vjeçari mbërriti në kryeqytetin italian nga Salzburug për shifrën e 8 milionë eurove. Megjithatë situata nuk duket se ka shkuar siç të gjithë mendonin dhe priten zhvillime të reja.

E ardhmja e Berishës është vënë në pikëpyetje dhe mediet italiane, kanë filluar të kritikojnë edhe drejtorin Tare, i cili insistoi gjatë merkatos së verës që mesfushori i Kosovës të transferohej në kryeqytetin italian.

Me shumë gjasa, Berisha do të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit dhe një rikthim i tij te Salcburgu shihet si mëse i mundshëm.