Laipcigu po provon gjithçka dhe tani i ka bërë ofertën më të fundit Dani Olmos për zgjatjen e kontratës që i skadon në vitin 2024.
Siç raporton “Sky Sport”, këmbëngulja e klubit gjerman mund të mos jetë e mjaftueshme, sepse për spanjollin aspekti monetar nuk është parësor.
Gjithçka ai kërkon janë garanci nga ana sportive. Me kualifikimin në Champions ende në dyshim, Laipcigu pret 30 milionë euro për ta shitur dhe Milani është një nga klubet që e sheh me interes situatën.
Tashme duhet pritur fundi i sezonit per te pare se çfare do te ndodhe. Ajo qe mund te thuhet me saktesi eshte se Olmo do te jete ne shenjester te disa klubeve dhe Laipcigu po pret oferten me te mire.