Me ardhjen e Ronald Koeman në krye të stolit të Barcelonës, shumë gjëra kanë ndryshuar.
Tekniku holandez po kryen një revolucion të vërtetë, duke larguar disa prej lojtarëve.
Koeman i tregoi “derën” futbollistëve si Arturo Vidal, Luis Suarez dhe Nelson Semedo. Mirëpo fatin e tyre pritet ta ketë edhe talenti i balugranëve, Riqui Puig. Koeman ia ka bërë të ditur 21 vjeçarit se nuk bënë pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, raporton “RAC1”.
Puig, nuk është grumbulluar edhe për ndeshjen e sotme ndaj Elches, duke e bërë edhe më të besuar këtë fakt. Një vendim i papritur në lidhje me talentin, i cili zhvilloi një sezon mjaft të mirë me fanellën e Barçës.