Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të transferohet në Premier Ligën angleze në merkaton e janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Njukastëlli i Rafa Benites.
Lajmi është bërë i ditur sot nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjtë që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.
Në rast transferimi, 27-vjeçari do të formojë dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Shelvi.
Xhaka aktualisht luan në kampionatin zviceran me Bazelin, teksa transferimi në Premier Ligë, do të ishte një mundësi e artë për të treguar veten.
Kujtojmë që në Angli aktivizohet edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, që mban veshur fanellën e Arsenalit. Vlera e kartonit të Taulantit aktualisht është 3 milionë euro, gjithsesi palët priten të ulen dhe të negociojnë në lidhje me këtë transferim. Futbollisti i Kombëtares shqiptare pëlqehet dhe ka marrë ok nga trajneri i Njukastëll, Rafa Benitez.