Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja dhe ka të bëjë me ish-trajnerin e Realit të Madridit, Zinedine, Zidane, i cili që nga tetori i ardhshëm do të jetë drejtues te Juventusi.
“Libertad Digital” shkruan konkretisht: “Zinedine Zidane do të jetë drejtues te Juventusi në muajin giusht”. Siti spanjoll u referohet burimeve pranë familjes Anjeli.
Ish-trajneri i Realit duket se do të bëjë të njëjtën lëvizje si Kristiano Ronaldo, duke qenë në krah të Paratiçit. Do të jetë këshilltar në kryesinë e klubit bardhezi.
Për Zidane do të ishte një rikthim pas 17 vjetësh. Kalimi i CR7 në Torino duket se e ka bindur trajnerin francez për një iniciativë te re profesionale. Te Juvja ai do të mbështesë Paratiçin, i cili ishte ndër njerëzit kryesorë në kalimin e Ronaldos në Itali.
Një tjetër njeri Champions për Juventusin, pas Kristiano Ronaldos. Zidane ka fituar 3 Champiosn si trajner në dy vjet e gjysmë. / Vipsport/