Një lajm i dhimbshëm është mësuar sot për gjithë opinionin sportiv dhe jo vetëm.

Ish-lojtari i shquar kosovar dhe presidenti në detyrë i Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri, është ndarë nga jeta në mënyrë krejt të papritur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pasur një problem shëndetësor, flitet për atak në zemër, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas shtypit kosovar, gjendja e Vokrrit erdhi duke u përkeqësuar dhe situata ka qenë fatale për të. Një lajm mjaft trishtues për të gjithë shqiptarët. / Vipsport/